Vranësira dhe rrebeshe shiu në disa zona, si pritet të jetë moti ditën e sotme

schedule07:10 - 12 Gusht, 2022

schedule 07:10 - 12 Gusht, 2022

Vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta që në orët e para të ditës. Por herë pas here vranësirat do të zhvillohen, ku prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të krijojë mundësit për reshje në pothuajse të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det  me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë paradites, POR herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash më të dukshme këto përgjatë zonave Perëndimore. Ndërsa në vijim vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut  do të jetë në pjesën e parë të ditës me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet pritet të jenë më të dukshme. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të fuqizohen duke sjell reshje shiu në në të gjithë Maqedoninë e Veriut, por parashikohet të ketë dhe rrebeshe shiu herë pas here.

Rajoni dhe Evropa

Prej disa ditësh Evropa Juglindore ndodhet në paqëndrueshmëri atmosferik, ku vranësirat e shpeshta do të mund të sjellin herë pas here rrebeshe shiu. Gjithashtu me reshje shiu do të jenë dhe zonat përreth Alpeve të Evropës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në Evropën Perëndimore./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!