Vranësira dhe reshje të pakta, si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme

schedule07:09 - 12 Maj, 2021

schedule 07:09 - 12 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. POR mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Mbrëmja kthjellon sërisht motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes POR rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë.

Kosova

Moti i kthjellët me vranësira kalimtare do jenë mbizotëruese deri pak pas mesditës kur vranësirat shpeshtohen duke rrezikuar shira afatshurtër dhe të izoluar. Mrëmja kthjellon sërisht motin në vend.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e MV. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu./abcnews.al