Vranësia, reshje shiu dhe borë në zonat malore/ Parashikimi i motit për fundjavën

schedule09:18 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 09:18 - 1 Dhjetor, 2023

Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën tha se gjatë ditës së sotme dhe ditës së shtunë do të jetë problematike.  Edhe pse ditën e sotme temperaturat e ajrit do të jenë në maksimume, që do të jenë deri në 20 gradë celsius, ditën e diel do të ketë një rënie të ndjeshme deri në 16 gradë celsius

“Era gjatë ditës së sotme dhe ditës së shtunë era do të jetë problematike. Do të jetë një erë me shpejtësi mbi 85 km për orë nga drejtimi jugor duke bërë që të kemi valëzim në det të hapur mbi 6 ballë. Herë pas here do të shfaqet problematike. Për fat të mirë ditën e diel do të ketë rënie të intensitetit të erës. Sa i përket temperaturave të ajrit ditën e sotme do të kemi maksimume që do të jenë deri në 20 gradë celsius, ditën e diel do të ketë një rënie të ndjeshme deri në 16 gradë celsius. Sa i përket kushteve atmosferike sot dhe gjatë fundjavës mbetemi në vranësira të shpeshta që herë pas here pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu , ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Edhe vendet e rajonit, Kosova Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë në ndikimin e vranësirave. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut reshjet e dëborës do të jenë më të dukshme. Ndërsa në Malin e Zi do të ketë një erë shumë të fortë në zonat bregdetare”, sqaroi metorologu.

/abcnews.al/