Florian dhe Klajdi Muka, dy kusherinjte te cilet dyshohet se vrane me thike 19 vjeçarin Grei Bihuci pak dite iu drejtuan me koke ulur gjykates se Fierit.
Seanca e te enjtes ndaj tyre u mbajt me dyer të mbyllura dhe nën masa të ashpra sigurie.
Të dy shfaqën pendesë për ngjarjen.
Florian Muka, i cili dyshohet se qëlloi ndaj të riut përsëriti se nuk e njihte Grei Bihucin.
Ai deklaroi se u sulmua me grushte e dorezë hekuri nga grupi ku bëntë pjesë i riu, Auron Çela, Nebi Ali Madhi e Olsi Serjani dhe është kundëpërgjigjur duke përdorur thikën.
“Ika me vrap pasi qellova, nuk e dija keë godita” mësohet të ketë deklaruar ai në gjykatë.
Në përfundim gjykata vendosi të lërë në burg pa afat dy kushërinjtë.
18 vjeçari Florian Muka do të qëndrojë në qelitë e burgut të Fierit ndërsa Klajdi Muka për shkak të moshës do të qëndrojë në burgun e të miturve.
Avokati i tyre njoftoi apelim të masës së caktuar nga gjykata.
Sherri që çoi në vrasje ka nisur në dhjetor mes autorit florjan muka dhe shokëve të viktimës për një thikë që këta të fundit nuk janë kanë kthyer 18 vjeçarit.
Nga përleshja mes të rinjve të hënën e 11 Marsit humbi jetën Grei Bihuci ndërsa u plagos shoku i tij Olsi Serjani./abcnews.al

