Vranë shqiptarin në “shtëpinë e barit”, burg për 4 australianët

schedule11:24 - 30 Tetor, 2020

schedule 11:24 - 30 Tetor, 2020

Katër persona u dënuan me burg nga gjykata e Adelaides në Australi me akuzën e vrasjes së 46-vjeçarit shqiptar Urim Gjabri në tetor të vitit 2018, raporton abcnews.al.

Nje nga te akuzuarit duke shkuar ne gjykate

John Mitchell, Alfred Claude Rigney, Matt Bernard Tenhoopen, dhe Aaron Donald Carver u gjetën fajtor për vrasjen e Gjabrit.

Siç raportojnë mediat e huaja, katër burrat kishin shkuar në shtëpinë e shqiptarit për të grabitur një sasi kanabisi që ai mbante aty.

46-vbjeçari shqiptar u gjet i vdekur nga shokët e tij me fraktura të mëdha në trup dhe kokë.

Mjekësia ligjore zbuloi se ai kishte çarje të thella në kokë, gjë e cila i solli vdekjen. /abcnews.al