Katër persona u dënuan me burg nga gjykata e Adelaides në Australi me akuzën e vrasjes së 46-vjeçarit shqiptar Urim Gjabri në tetor të vitit 2018, raporton abcnews.al.
John Mitchell, Alfred Claude Rigney, Matt Bernard Tenhoopen, dhe Aaron Donald Carver u gjetën fajtor për vrasjen e Gjabrit.
Siç raportojnë mediat e huaja, katër burrat kishin shkuar në shtëpinë e shqiptarit për të grabitur një sasi kanabisi që ai mbante aty.
46-vbjeçari shqiptar u gjet i vdekur nga shokët e tij me fraktura të mëdha në trup dhe kokë.
Mjekësia ligjore zbuloi se ai kishte çarje të thella në kokë, gjë e cila i solli vdekjen. /abcnews.al