Vranë me thikë 16-vjeçarin në Gramsh, Gjykata jep masën për 4 të miturit

schedule12:38 - 20 Maj, 2023

schedule 12:38 - 20 Maj, 2023

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën ‘Arrest me burg’ për 4 të rinjtë e Gramshit të akuzuar për vrasjen e Fatjon Bicit dhe plagosjen e kushuririt të tij Marko Licit.

Ata do të zhvendoset në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale dhe Riedukimit për të Mitur në qytetin e Kavajës në pritje të dënimit të formës së prerë në perfundim të gjyqit.

Sherri mes të miturve nisi pasi një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2” në Gramsh. Nga përleshja, 16-vjeçari u qëllua me thikë nga bashkëmoshatarët dhe për pasojë humbi jetën.

Fatjon Bici u përcoll të mërkurën për në banesën e fundit mes lotëve të familjarëve të tij shokëve dhe shoqeve të klasës dhe qytetarëve të Gramshit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!