Vranë me thikë 16-vjeçarin/ Jepet sot masa e sigurisë për 4 të miturit nga Gramshi

schedule09:51 - 20 Maj, 2023

schedule 09:51 - 20 Maj, 2023

ELBASAN- Në Gjykatën e Elbasanit pritet të caktohet sot masa e sigurisë ndaj katër të miturve, të cilët akuzohen për vrasjen e Fation Bicit dhe plagosjen e një tjetri.

Sherri mes të miturve nisi pasi një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2” në Gramsh. Nga përleshja, 16-vjeçari u qëllua me thikë nga bashkëmoshatarët dhe për pasojë humbi jetën. Aktualisht të miturit e akuzuar kanë mbërritur në gjykatën e Elbasanit.

Ngjarja e rëndë tronditi komunitetin e Gramshit, të cilët dënuan me forcë krimin e regjistruar mes të miturve. Stafi i shkollës ku mësonte Fation Bici janë shprehur se ai ishte një nxënës shembullor dhe nuk kishte probleme me bashkëmoshatarët./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!