Vranë me shkop bejsbolli shqiptarin, drejtësia italiane mbyll hetimet për marokenët: Burg përjetë

schedule22:11 - 19 Prill, 2022

schedule 22:11 - 19 Prill, 2022

ITALI– Prokuroria e Mantovës ka mbyllur hetimet për vrasjen e shqiptarit Atilio Ndrekaj në 2 korrik të vitit të kaluar nga dy afrikano-veriorëve.

Akuzat e ngritura ndaj dy afrikano-veriorëve të arrestuar janë për vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje me paramendim. Për këtë arsye dy të arrestuarit janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja ka ndodhur natën e 2 korrikut të vitit të kaluar kur Atilio Ndrekaj, 24-vjeçari shqiptar dhe Pierfrancesco Ferrari, 35-vjeçari nga San Giorgio ishin sulmuar me një shkop bejsbolli në parkingun e një qendre tregtare në zonën e Boma.

Shqiptari ndërroi jetë pas 48 orësh, ndërsa 35-vjeçari kishte arritur t’i mbijetonte. I pari që përfundoi në pranga ishte një 35-vjeçar maroken me banim në Suzzara.

Karabinierët e Njësisë Hetimore e kishin kapur pak ditë pas ngjarjes, në një tren teksa po përpiqej të kalonte kufirin. Ai kishte hedhur poshtë të gjitha përgjegjësitë, duke ia ngarkuar të dytit. Për këtë tjetrin, megjithatë, u desh më shumë kohë që të arrestohej sepse mundi të kalonte kufirin, por në fund edhe i dyti, një 31-vjeçar gjithashtu maroken, u ndalua në Spanjë.

Siç u raportua atëherë ishte një i njohuri i tyre i cili i futi në kurth pasi i telefonoi për t’i takuar, por në parkingun ku ishte lënë takimi u shfaq një grup.

Ata i zunë pritë dhe i rrahën 24-vjeçarin shqiptar Atilio Ndrekaj dhe 35-vjeçarin italian, Pier Francesco Ferrari  nga Mantova. 24 vjeçari shqiptar ndërroi jetë.

/abcnews.al