Vranë dy vëllezërit në Roskovec/ Gjykata e Apelit lë në burg Altin Kukën dhe dy djemtë e tij

schedule11:40 - 15 Tetor, 2024

schedule 11:40 - 15 Tetor, 2024

Gjykata e Apelit vendosi këtë te martë të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Kukën, për dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka dhe për bashkepunetorin Tomor Zykën.

Ata akuzohen per vrasjen e dy vëllezërve ne Roskovec Lavdrim dhe Gramoz Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç.

Sipas gazetarit Ervin Leka, ata ankimuan masën e gjykatës së shkallës së parë Fier, në Apel, por trupa e gjykimit la në fuqi vendimin e datës 13 shtator.

Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se pas përplasjes së djemve të familjeve me lidhje miqësie, ka marrë armët dhe bashkë me dy fëmijët e tij, Ervis Kuka, 21 vjeç dhe Emaurisio Kuka, 18 vjeç, po të ndaluar, kanë vrarë vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier:

  1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

2.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A. K. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim A. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” -25 dhe 278 të  Kodit Penal.

  1. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim E. K. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” – 25, 278  dhe 291të  Kodit Penal.
  2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim E. K. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 germa “dh” –25 dhe 278  të  Kodit Penal.
  3. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim T. Z. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim T. Z, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal./abcnews.al