Prokuroria e Durrësit ka ndryshuar akuzën për Hygerta Metën, e cila akuzohet se bashkë me vëllain e saj ka vrarë dhe asgjesuar kufomën e babait të saj, Pëllumb Metë afro një vit më parë në Shënvlash.
Teksa sot (14.01.2025) do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, organi i akuzës bënë të ditur se për 19 vjeçaren ka ndryshuar akuza: ‘fshehja dhe asgjesimi i kufomës’ në ‘vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ duke rënduar kështu pozitën proceduriale dhe duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain Hysen Meta.
Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë version, ku disa herë ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë e ka përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj por vetën në fshehjen e asgjesimin e kufomës./abcnews.al