17 vite pas ngjarjes së rëndë, Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Armando Tarushllarin dhe Gëzim Latjan, të akuzuar si autorë të vrasjes së Arjan Xhambazit në Greqi, më 7 dhjetor të vitit 2008.
Tarushllari dhe Latja janë aktualisht në masën e sigurisë arrest me burg pasi qëndrojnë që në 2024 në qeli me akuzën e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim.
“Referuar akteve, provave dhe indicieve të administruara gjatë fazës së hetimeve paraprake rezulton e provuar tej çdo dyshimi se të pandehurit Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari në date 7 dhjetor 2008, rreth orës 00:10 në Athinë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të dhunshëm midis dy grupeve shqiptare për motive të dobëta, i kanë shkaktuar shtetasit Arjan Xhambazi dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e goditjeve me grusht, shkopinj dhe thikë, ku referuar autposisë si shkak i vdekjes është konkluduar dëmtim i rëndë i pjesës së majtë të kraharorit dhe zemrës që vjen si rezultat i goditjeve vdekjeprurëse”.
Ekzekutimi i Xhambazit ka ndodhur për shkak të një konflikt i krijuar mes çiftit të bashkëshortëve Elvira dhe Flamur Demiri.Për shkak të dhunës së ushtruar nga Flamur Demiri, Elvira ishte larguar nga banesa e tij dhe kishte gjetur strehim tek shtëpia e shoqes së saj, Merita Hima. Flamuri, ka shkuar në banesën e Ritës për të marrë gruan, por ajo s’ka pranuar të dalë nga shtëpia, pasi ai ishte i dehur, duke ju ruajtuar një dhunimi fizik.Gjithçka ka ndodhur për shkak të një konflikti brenda familjes që më pas u shoqëruar në përleshje mes dy grupeve, të cilat kanë përdorur thika e sende të forta. Nga konflikti i dhunshëm, ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë Arjan Xhambazi, ka pësuar dëmtim serioz Flamur Demiri dhe është dëmtuar lehtë në dorë, Ibrahim Demiri. Për vite me radhë dy autorët e krimit, Tarushllari dhe Latja, kanë qëndruar në liri, por në muajin Maj 2024 ata u arrestuan pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Korçës dhe tashmë pritet t’i nënshtrohen procesit gjyqësor
/abcnews.al


