“Votuesit shqiptarë folën”/ Begaj: Çdo votë të numërohet drejt dhe pa vonesë

schedule19:57 - 14 Maj, 2023

schedule 19:57 - 14 Maj, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit për zgjedhjet vendore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se votuesit folën dhe tanimë është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë.

“Falenderoj  të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit.

Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë. Votuesit shqiptarë folën! Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë”, shkroi Begaj në Facebook.