Voton Ogerta Manastirliu, apel për qytetarët për pjesëmarrje

schedule10:03 - 25 Prill, 2021

schedule 10:03 - 25 Prill, 2021

Pak para orës 10:00 ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka hedhur votën e saj në një nga qendrat e votimit në kryeqytet. Ministrja deklaroi në përfundim se të gjithë  qytetarët duhet të votojnë sot për të zgjedhur për të ardhmen e vendit.

“Sot është dita kur duhet të dëgjohet fort zëri i qytetarëve. Sepse vota e tyre, nuk do të përcaktojë thjesht qeverinë e 4 viteve të ardhshme.

Mbi të gjitha, vendimi që do të marrë sovrani sot në kutitë e votimit, do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Shqipëria jonë në dekadat që do të votojnë. Jam e bindur se qytetarët shqiptarë do ta bëjnë me qetësi dhe mençuri zgjedhjen e të ardhmes së vendit ku duam të rrisim fëmijët tanë”, deklaroi ministrja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!