Voton Najada Çomo: Po pi kafen e parë me vajzën dhe bashkëshortin pas 412 ditësh

schedule14:54 - 25 Prill, 2021

schedule 14:54 - 25 Prill, 2021

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë, shefja e Infektivit Najada Çomo ka votuar. Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një foto të publikuar në “Facebook”.

Çomo shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën duke pirë kafe në një lokal, pas më shumë se një viti.

“Ne votuam, nje kafe bashke me Rolin&Greis pas 412 diteve”, ka shkruar ajo krahas foto, duke lënë të kuptohet që pandemia i ka penguar që të dalin së bashku.

Kujtojmë që Çomo ka qenë në frontin e luftës ndaj Covid-19 bashkë me të gjitha bluzat e bardha, të cilët janë hasur me shumë vështirësi gjatë periudhës së pandemisë. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!