CËRRIK – Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima teksa ushtroi të drejtën e votës, ftoi bashkëqytetarët e tij të dalin në votime.
“Kam një mesazh për të gjithë banorët e qytetit të Cërrikut që të dalin të gjithë të votojnë sepse vota është i vetmi mjet që mund të vërë këtë bashki në punë. I ftoj që të votojnë masivisht”, tha Eligert Hima.
Në Cërrik garon Florenc Doka (PS), Eligert Hima (“Shqipëria Bëhet”), Amarildo Hoxha (i pavarur, mbështetur nga opozita).

