Voton Gramoz Ruçi: Kushdo që do mundohet të bëjë pis procesin duhet të ndëshkohet

schedule08:18 - 25 Prill, 2021

schedule 08:18 - 25 Prill, 2021

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar pak më parë pranë Liceut artistik “Jordan Misja” në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat, pas kryerjes së procesit të votimit, ai është shprehur se sot është dita e qytetarëve dhe politikanët duhet të heshtin.

Sipas Ruçit, kushdo që do të mundohet të bëjë pis këtë process sigurisht që duhet të ndëshkohet.

“Sot nuk është dita e ne politikanëve, sot është dita e qytetarëve. Sot do të fitojë qytetaria ne politikanët duhet të heshtim dhe të shohim verdiktin që do të japë sovrani shqiptar për katër vitet e ardhshme.

Kushdo që do të mundohet të bëjë pis këtë proces sigurisht që duhet të ndëshkohet. Ajo që unë do të këshilloja që fituesi të mos ketë eufori dhe humbësi duhet të ditë të administrojë humbjen pa panik”, tha ai.

Kujtojmë që më herët ka votuar presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.l.k/abcnews.al