Voton Belind Këlliçi: Sot është dita e madhe, dita e ndryshim. Apel qytetarëve të votojnë

schedule08:32 - 14 Maj, 2023

schedule 08:32 - 14 Maj, 2023

Kandidati nga koalicionin “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka votuar i shoqëruar nga nëna e tij në shkollën “Dora d’Istria”. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të votojë, pasi sot është një ditë e madhe për shqiptarët.

“Sapo kreva detyrën time si qytetar. I ftoj të gjithë të kryejnë detyrën të gjithë të rinjtë, të gjithë ata që i kam takuar. Sot është dita e madhe, është dita ku keni në dorë fatet e këtij qyteti. Kam një apel për rininë për nacut e Tiranës, për të gjithë ata që mendojnë se e kanë më të lehtë ikjen I them jo, hajdeni votoni“, tha ndër të tjera Këlliçi.

Kujtojmë që Këlliçi është përballë në garë me kandidatin socialist Erion Veliaj, i cili po synon për një tjetër mandat në Bashkinë e Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!