Voton Balluku: Uroj një proces të qetë, siç e meriton Shqipëria

schedule07:47 - 14 Maj, 2023

schedule 07:47 - 14 Maj, 2023

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është dhe një ndër të parat nga radhët e qeverisë që ka votuar për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tiranës.

Balluku është shprehur se është e rëndësishme që të jenë zgjedhje të qeta ashtu siç Shqipëria e meriton.

Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë, ku sovrani zgjedh kryebashkiakët, ka një rëndësi të veçantë për të zgjedhur se kush do të jenë ato që do të drejtojnë bashkinë e vendit pasi puna e tyre ka një rëndësi për familjet e qytetarëve. Është e rëndësishme që të kemi një proces të vazhdueshëm të pandërprerë dhe të qetë ashtu siç Shqipëria e meriton”, është shprehur Balluku.

Balluku njëkohësisht drejtuese politike për qarkun e Dibrës është shprehur se në Dibër situata është e qetë.

“Situata në Dibër është e qetë dhe situatat që kanë dalë janë përgënjeshtruar nga policia. Kam përshtypjen se do të kemi një ndër pjessmarrjet më të mëdha, unë votova shpejt dhe për 35 minuta do të jem në Klos, për më 40 minuta në Bulqizë dhe për një orë e 20 minuta në Peshkopi”, ka thënë ajo.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!