Votohen ndryshimet në qeveri, Elisa Spiropali miratohet me 75 vota pro kryetarja e re e Kuvendit, opozita bllokon Foltoren

schedule17:15 - 30 Korrik, 2024

schedule 17:15 - 30 Korrik, 2024

U miratuan këtë të martë ministrat e rinj të qeverisë, të propozuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin që zhvilloi Partia Socialiste më 28 korrik.

Megjithatë seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për votimin e ndryshimeve në qeveri, u shoqërua që në nisje me përplasje dhe debate të ashpra.

Ka qenë Gazment Bardhi i cili ka hedhur akuza në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa ka përplasur edhe duart në Foltore duke shkaktuar zhurmë dhe kaos.

Ndërsa nga ana e saj, Nikolla i bëri të ditur, se Bardhi është i përjashtuar nga seanca.

Ndërkohë në këtë seancë të jashtëzakonshme janë votuar tre ministrat e rinj, Parlamenti miraton Ervin Hoxhën, Pirro Vengu dhe Petrit Malaj. Elisa Spiropali i miratua me 75 vota pro kryetarja e re Kuvendit të Shqipërisë.

Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhënien me:

79 vota pro

2 abstenim

2 vota kundër

Shkarkimi Ervin Metes, ministër Financave me:

78 vota  pro

2 abstenim

5 vota kundër

Shkarkimi i Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes me:

78 vota pro

2 abstenim

0 vota kundër

Shkarkimi i Taulant Ballës, ministër i Brendshëm me:

84 vota Pro

2 kundër

Emërimet e reja

Petrit Malaj, ministër i Financave,

Pro: 77 pro

2 abstenim

14 kundër

Pirro Vengu. ministri i Mbrojtjes

77 pro

2 abstenim

12 kundër

Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm

76 pro

2 abstenim

11 kundër

Taulant Balla, ministër për Parlamentin

78 pro

9 kundër

asnjë abstenim

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!