Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas votimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin e Ri zgjedhor. Ajo e cilëson këtë një marrëveshje mes palëve për të ruajtur karriget e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
“Sa bukur bien dakord për të ruajtur karriget e tyre”, shkruan Topalli.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u votuan me 97 vota pro në Kuvend, duke bërë që mazhoranca dhe 23 deputetë të opozitës parlamentare të bashkojnë votat./mv. abcnews.al