Votimi i Kurtit në Shqipëri, raportuesja për Kosovën në PE: E pa pranueshme

schedule16:33 - 25 Prill, 2021

schedule 16:33 - 25 Prill, 2021

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti votoi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vendin tonë.

Në një postim në Twitter, Cramon e cilëson votimin e Kurtit të papranueshëm. Si argument ajo sjell faktin që, sipas saj, në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe nga “ana tjetër kryeministri i Kosovës voton në një shtet fqinj.

POSTIMI

“Nuk mund ta kuptoj për çfarë bëhet fjalë. Në njërën anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga Presidenti@avucic vetë, por nga ana tjetër këtu kryeministri i #Kosovës voton në një shtet fqinj. E pa pranueshme. Të paktën për mua.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!