Votimi i anëtarit të Kushtetueses dhe Avokatit të Popullit, rinis seanca plenare e Kuvendit

schedule10:13 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 10:13 - 22 Dhjetor, 2022

TIRANË – Kuvendi ka vijuar edhe ditën e sotme seancën plenare me rendin e ditës ku përfshihen një sërë projektvendimesh dhe projektligjesh.

Në seancën e sotme do të diskutohet Akti Normativ për ndryshimet në buxhetin e këtij viti, si dhe ndryshimet për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe projektligjet “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë””.

Po ashtu, deputetët do të diskutojnë Aktin Normativ për disa ndryshime në ligjin ”Për nënshkrimin elektronik”, marrëveshjen me Komisionin Evropian për asistencën e paraanëtarësimit (IPARD III), si dhe projektligjin “Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjetike”.

Në seancë do të votohet për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit”, për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”, për disa ndryshime në strukturën e ILDKPKI-së, për miratimin e strukturës, së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, si dhe për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”

Në rend të ditës është edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!