Votimi elektronik, Celibashi: Rikonfirmoj sigurinë dhe fshehtësinë e votës, rezultati del për 30 minuta

schedule11:55 - 4 Maj, 2023

schedule 11:55 - 4 Maj, 2023

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka qenë paraditen e sotme në Kashar, ku ka kryer testime në lidhje me votimin elektronik, i cili në zgjedhjet e “14 Majit” do të aplikohet në 3 bashki, Elbasan, Vorë  dhe Kamëz.

Ai rikonfirmoi se ky votim është i sigurtë dhe garanton fshehtësinë e votës. Në lidhje me disa ankesa të bërë nga qytetarë të Elbasanit, në lidhje me presionet që i bëhen për identifikimin e votës, Celibashi theksoi se vota e secilit është 100 % e sigurtë.

Kemi pasur jo në mënyrë zyrtare, por kemi pasur disa shqetësime të tilla të përcjella në KQZ në lidhje me shqetësimin për votën.

Jam këtu për t’ju garantuar, se është e sigurtë 100%, që nuk mund të ndërhyhet në pajisjen e votimit elektronik. Nuk mund të identifikohet vota” u shpreh ai.

Celibashi tha se  rezultatet paraprake në këto bashki do të dalin për 30 minuta, pas përfundimit të procesit zgjedhor.

“Ne synojmë që brenda 30 minutave, te kemi shpalljen e rezultateve paraprake për 3 bashki.

Ky është një projekt pilot nga ana e jonë, por nga ajo që vlerësojmë të gjithë procedurat përfundojnë për 30 minuta.

Në disa zona dalja e rezultateve mund të vonohet pak, sepse në lidhje të internetit” tha Celibashi.

Në lidhje me procedurat që do ndiqen gjatë votimit, në rastet kur votuesit kanë nevojë për asistim, Celibashi tha se çdo qendër votimi do të ketë një operator teknik të vendosur nga KQZ, që do të jetë thjeshtë dhe vetëm për të asistuar.

Në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste për të mbushur vendet e komisionerëve të lëna bosh, kreu i KQZ tha se kjo nuk është shumë e rëndësishme, pasi roli i tyre nuk ka ndonjë efekt substancial.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!