Rui Costa është presidenti i 34-t i Benfica, pasi ka marrë shumicën e votave të tifozëve.
Ish-mesfushori i Milanit mori gati 85% të tyre dhe kjo ishte fitorja me më shumë vota e një presidenti te Benfica.
“Fituesi më i madh i këtyre zgjedhje është Benfica. Kishim mobilizimin dhe pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje, që nuk ka krahasim në nivel kombëtar dhe shumë i rrallë në botë.
Benfica del shumë më e fortë pas këtij procesi zgjedhor”, tha mes të tjerash Rui Costa, pasi u konfirmua president i klubit portugez. / abcnews.al