“Votim i detyruar”, propozimet e Bindjes Demokratike për reformën zgjedhore (Video)

schedule20:52 - 24 Tetor, 2019

schedule 20:52 - 24 Tetor, 2019

Të gjitha palët janë duke punuar për reformën zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita parlamentare po punojnë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Opozita e bashkuar mblodhi ekspertët e saj sot në selinë blu.

Por ka një parti e cila e ka përfunduar platformën e saj dhe e ka dërguar në parlament. Bindja Demokratike është e vetmja parti që e ka protokolluar në parlament propozimin e saj. Ndërkohë këtë të enjte, deputeti Andi Përmeti, njëkohësisht përfaqësues i Bindjes tregoi në mënyrë të përmbledhur se çfarë përmbajnë këto pika.

Në mënyrë të përmbledhur bëhet fjalë për gjashtë të tilla, ndër to edhe risi. Bindja Demokratike kërkon që të ndryshohet sistemi zgjedhor, depolitizim i administratës, kontroll më të fortë ndaj partive etj. Por një ndër pikat risi të BD-së ishin votimi i detyruar dhe propozimi për mocion mosbesimi në rast se krijohen mazhoranca të reja.

Pika e parë që e quaj shumë të rëndësishme dhe duhet të jetë diskutimi i ditës, është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ne kërkojmë që sistemi që është sot proporcional me lista të mbyllura rajonal, ne kërkojmë të bëjmë një sistem si Kosova  që është sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Ne besojmë së është sistemi më i mirë për t’i hequr fuqinë dy-tre personave që janë kryetarë poërtie dhe ta kalojmë këtë fuqi popullit. Është i vetmi sistem ku demokracia ushtrohet në mënyrë gati të drejtpërdrejtë.

Pika jonë e dytë që ka të bëjë edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR është depolitizim i plotë i komisionerëve dhe administratës zgjedhore. Kemi parë ndër vite sa më të politizuar administratorët zgjedhorë aq më probleme kanë. Kemi raste me Kosovën. U çuan në pranga  20 vetë se fotografuan votën. Komisionerët atje janë të depolitizuar. Po të kesh të depolitizuar edhe komisionerët edhe numëruesit mund të ndodhë që numërimi të dalë për një orë. Ne praktikisht të depolitizuar e quajmë do donim që KQZ të ishte sërish organ kushtetues që nuk është më prej 2008.

Pika e tretë është një nga risitë dhe BD ka propozuar votimin e detyruar. Ne mendojmë që njerëzit për shkak të keqbërjes së politikës kanë humbur shpresën dhe nuk shkojnë të votojnë. Ne duam t’i detyrojmë njerëzit siç e ka dhe Greqia edhe Franca që të shkojnë të votojnë. Sepse pjesa gri, pjesa më intelektuale po shkoi pjesa gri mund të ngjallë shpresë. Ata mund të ndryshojnë sistemet. Dikush dhet të shoje detyrimisht një herë në tre zgjedhje. Greqia e ka, Franca e ka. Po arritëm demokracinë e tyre nuk jemi keq. Ata kanë mundësi të zgjedhin e të votojnë gjithnjë më mirë. Kur i “detyron” të votojnë kam përshtypjen që do zgjedhin më mirë se militantët që janë ekstremistë mbi partitë e tyre. Ashtu nuk blihet vota. Këta që nuk votojnë janë më intelektualët.

Pika e katërt ka të bëjë deri diku me rekomandimet e ODIHR. Ka të bëjë me ligjin për partitë politike. Kërkojmë një kontroll më të fortë qoftë mbi financat mbi fushata etj. Mbi të gjitha partitë të mos konsiderohen prona të trashëgueshme apo të patrashëgueshme. Si çdo shoqatë kanë detyrimin të çojnë çdo ndryshim në gjykatë.

Pika e pestë. Propozimi është që nëse ka mocion mosbesimi, nuk duhet detyrimisht që pala që ka mocion mosbesimi të ketë një kandidat për kryeministër. Thjesht nëse është zgjedhur një mazhorancë e re ata të kenë mundësi ta rrëzojnë kryeministrin. Për mua është më e rëndësishme që kryeministri të jetë i lëkundur se sa të jetë perandor i plotfuqishëm që vendos për të gjitha. Ka plot shembuj. Për mua më interesante është pika e dytë e asaj që kemi propozuar, që është detyrim që të rrijë vetëm dy herë rresht kryeministër. Mandat i kufizuar si SHBA-të. Ti e detyron kryeministrin të lëshojë.

Pika e gjashtë është që në momentin që të ketë zgjedhje Kryeministri të japë dorëheqjen, shembulli i Maqedonisë. Të japë dorëheqjen 100 ditë përpara. Ne mendojmë që und të jetë kryeministër një nga drejtuesit e organeve kushtetuese. Për mua mund të jetë kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Në atë mënyrë do kemi një shans më shumë”, tha Përmeti.

Intervista e plotë:

/abcnews.al