Pasi konfirmoi votën pro zgjatjes së organeve të vettingut duke marrë në këmbim komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar deputetëve të PD-së duke arsyetuar vendimin e marrë.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se sot nis puna per ty reforma të rendësishmë dhë qe janë prioritet për Shqipëerinë dhe demokracinë prioritete per PD, Reformen Zgjedhore dhe atë Territoriale.
Lexo edhe: PD voton pro vettingut, merr mbrapsht votat e socialistëve për dy kërkesat kryesore, negociatat e ethshme japin rezultat
Ndër të tjera, kryedemokrati tha se zgjedhjet e lira dhe të ndërshme janë prioriteti i PD-së.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësvë të mos deformohet, si deri më sot nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike”, tha Basha.
“Prioritet i yni ështe Reforma Terrritoriale. Grupi i punës sëbashku me deputet do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, për të fuqizuar pushtetin vendor dhe për të ofruar shërbime publike me cilësi të mire”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se PD ka patur që prej ditës së parë një qasje pro Reformës në Drejtësi.
Megjithatë sipas tij, kanë qenë ndërhyrjet e maxhorancës për ta vënë Reformën nën shërbimin e saj që kanë rritur skepticizmin dhe kanë sjellë pasojat që po shihen sot.
“PD e vendosur për të ndërmarrë çdo vendim që do të mundësonte funksionim më të mirë të drejtesisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Sot Shqiperia është vendi më i korruptuar i Europës dhe maja e korrupsionit është në qeveri. Pa një drejtësi të fortë, të pastër dhe të pavarur Shqipëria nuk do të ketë progres ekonomik dhe as në rrugen drejt intëgrimit”, tha Basha. /abcnews.al