Votat në PD, grabitje apo tjetërsim?/ Alimehmeti: Votën duhet ta mbrojmë në çdo instancë

schedule21:39 - 9 Qershor, 2025

schedule 21:39 - 9 Qershor, 2025

Doktor Ilir Alimehmeti komentoi zhvillimet pas zgjedhore të 11 majit, ku në kryeqytet do të rinumërohen kutitë e votave. Përmendim që Alimehmeti në një garë ‘të ashpër’ me Tabakun, nuk arriti të siguronte ulësen në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndër të tjera, Alimehmeti tha se votat duhet të mbrohen në çdo institucion dhe se me procesin e rinumërimit nuk ka probleme vetëm PD, por edhe socialistët për të cilët u ka shkuar urdhër të mos kërkojnë rinumërim.

“Për Kolegjin Zgjedhor, duke qenë se KAS ndërroi vendimin e saj bashkë me stafin juridik do shohim nëse qëndron kërkesa apo ka rënë. Ne e caktuam përpara se të caktohej rinumërimi për Tiranën.

Ne nuk mund të jemi dot te logjika dhe të diskutojmë çështjen në nivel individual. U kërkojmë mbi 3 milionë shqiptarëve të votojnë dhe duam që ajo votë të numërohet ashtu siç duhet. Nuk ka pikën e rëndësisë mandati çfarë emri ka.

Unë fëmijet e mi i mësoj çështja e drejta, dhe do japim shembull. Dy javë përpara kisha skepticizma dhe u mbyllën tani zërat. Do rinumërohet dhe do shihim sesi janë me të vërtetë, ka probleme dhe PS. Urdhëri i erdhi PS që mos kërkoni rinumërim. Votën duhet ta mbrojmë në çdo instancë. Nëse ne fillojmë dhe i japim  një precedent, ne e trashim zullumin vit pas viti.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!