Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli deklaroi se fitorja e PD-së në këtë qytet nuk diskutohet, ndërsa shton se përballë kishte forca të errëta të krimit të organizuar.
Ai gjithashtu shpreh mbështetjen e tij për kreun e Partisë demokratike Lulzim Basha, duke theksuar se kjo forcë politike nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë me çrrënjosjen e sistemit të instaluar, për t’i rikthyer shpresën shqiptarëve.
“Të dashur Shkodran, misioni i Partisë Demokratike dhe i kryetarit të saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon deri në çrrënjosjen e sistemit të instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarëve. Partia Demokratike Shkodër vazhdon të jetë në mbështetjen tuaj ashtu sikurse ka qenë gjithmonë. Partia Demokratike mbështet Kryetarin Lulzim Basha në misionin e tij. Ecim përpara me Lulzim Bashën”, shprehet ai.
Deklarata:
Te dashur bashkeqytetare, kur kane mbetur edhe pak ore nga permbyllja e procesit te numerimit te votave per kandidatet e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si force te pare me diference te madhe me kundershtarin Partine Demokratike. Kush me mire se ju e di se kjo e jona ishte nje fitore qe nuk diskutohej, por qe perballe kishte forcat e erreta te krimit te organizuar, struktura te sofistikuara te shitblerjes se votes dhe mekanizmat e intimidimit te qytetareve me qellim tjetersimin e vullnetit te tyre.
Por Shkodra, si cdo here tjeter, qendroi burrneshe dhe doli faqebardhe. Numri i larte i votave te pavlefshme si ne qarkun tone ashtu edhe ne te gjithe Shqiperine tregon qe mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleateve te saj ne krim, deri ne tavolinat e numerimit, ku numeruesit e tyre jane pare me zed he figure duke plotesuar ne shkelje flagrante te ligjit fletet e votimit.
Te dashur Shkodran, misioni i Partise Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet ketu, por ai vijon deri ne crrenjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpreses per shqiperine dhe shqiptareve.
Partia Demokratike Shkoder vazhdon te jete ne mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij.
Ecim perpara me Lulzim Bashen.
/abcnews.al/