Taulant Balla është shprehur se procesi i numërimit të votave të Diasporës duhet të vazhdojë pa ndërprerë, pasi nuk këtë mënyrë mund të arrihet të mbyllet më shpejt.
Balla tha se procesin e numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë ata që kanë humbur.
“Celibashi ka të gjithë kompetencën për të përcaktuar edhe vijimin e këtij procesi. Synimi ynë është që të numërohen të gjitha votat e vëllezërve dhe motrave tona të ardhura nga Diaspora dhe sigurisht mbylljen sa më shpejt. Por humbësit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve po bëjnë përpjekje për të penguar vijimësinë e procesit. Në këtë fazë ku jemi çdo votë që ka mbërritur dhe i administruar në mënyrë të rregullt nga KQZ dhe detyra e kësaj sallë këtu është t’i lexojnë. Dhe pas kësaj vijon saga e kontestimeve”, tha më tej ai.