Votat e Greqisë drejt fundit, PS thellon rezultatin/ Celibashi: PD, asnjë provë për shkeljet

schedule11:24 - 18 Maj, 2025

schedule 11:24 - 18 Maj, 2025

Numërimi i votave të Diasporës vijon ende në Parkun Olimpik ku janë numëruar në total 192 mijë zarfe, ndërkohë kanë mbetur edhe 3 mijë zarfe të tjera.

Gazetari Andon Kello raportoi të rejat më të fundit lidhur me procesin ku theksoi se ditën e djeshme dhe të sotme, procesi i numërimit po ecën me ritme të ngadalta. Ndërkohë kanë mbetur edhe pesë qarqe ku numërimi vijon ende të cilat janë Korça, Elbasani, Vlora, Berati.

Në qytetin e Korçës, socialistët synojnë një mandat, mandatin e tyre të shtatë ku ndahet me 427 vota, ndërkohë që kanë mbetur ende edhe 2 mijë zarfe. Qarku i vetëm ku ka përfunduar numërimi zyrtarisht është qarku i Kukësit, ku nga demokratët e listës së hapur Isuf Çela ka marrë mandatin e deputetit.

Numërimi i votave preferenciale vijon në qytetet e mëdha si Tirana, Shkodra dhe Dibra. Në Tiranë situata paraqitet dinamike ku në radhët e socialistëve ka një ‘betejë’ për mandatin e 18 që ndahet vetëm me 1 vote mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylameti, kjo e fundit në disavantazh. Mandate i 19-të ‘luhet’ mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefaliajt i cili renditet më pas. Ndërkohë në kahun opozitar, Jorida Tabaku po ruan mandatin e 13-të me një diferencë votash prej 3 mijë votash me doktor Ilir Alimehmeti.

Ditën e djeshme, demokratët nisën festën në Lezhë për mbajtjen e mandatit të katërt ku kanë zgjedhur të kontestojnë numërimin e Diasporës vetëm në qarqet ku nuk kanë rezultuar kryesues. Nga ana tjetër, kryetari i KQZ Celibashi ka deklaruar që PD nuk ka paraqitur asnjë provë lidhur me procesin e votimit dhe numërimit në Diasporë. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!