Vota e Malit të Zi për Kosovën në KiE, Abazoviç: I kam thënë unë, ambasadores të votojë

schedule12:50 - 5 Maj, 2023

schedule 12:50 - 5 Maj, 2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç këtë të premte i pranishëm në seancën e thirrur nga Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diasporë ka folur në lidhje me voton pro Kosovës për në Këshillin e Evropës.

Ai tha se në politikën e jashtme të Malit të Zi nuk ka ndryshuar asgjë dhe se shteti ka ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente.

“Unë i kam thënë ambasadores të Malit të Zi në Këshillin e Evropës që të votojë për pranimin e Kosovës në atë organizatë. Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera”, është shprehur Abazoviç.

Ndërkohë kujtojmë se Kosova në Komiteti e Ministrave të Këshillit të Evropës, siguroi 33 vota pro nga 46 sa votuan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!