TIRANË- Çdo zarf në Greqi i është dorëzuar në dorë zgjedhësve. Kështu ka deklaruar kompania postare Dhl, e cila nëpërmjet një shkrese hedh poshtë pretendimet e PD që zarfet nuk u janë dorëzuar në dorë emigrantëve. Për këtë, Celibashi bllokoi numërimin e votave nga Greqia.
“Ne sigurojmë se dërgesat janë procesuar në përputhje me procedurat standarte të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorezim.Partnerët lokalë janë pjesë e rrjetit me të cilët DHL Greqi bashkëpunon (ExclusiveTrusted Partners) të cilët ndjekin dhe plotesojnë tërësisht procedurat e përcaktuara nga DHL, përfshirë procesin e dërgesave të zgjedhjeve në Shqiperi.
Kompania mohon që procesi të jetë deleguar dhe shpjegon se zarfet me fletët e votimit janë shpërndarë në përputhje me standartet.
“Çdo dërgesë e dorëzuar ka prove dorëzimi. 4 779.Dërgesat janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 2590 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL”
Sipas kompanisë, të gjithë emigrantëve u është dërguar sms apo email dhe njoftimet janë bërë në Tiranë dhe vazhdimësi, përfshirë edhe vendndodhjen e dërgeses në pikat e shërbimit kur dërgesa nuk është bërë e mundur të dorëzohet apo ka patur adresë të gabuar../abcnews.al