‘Vota e emigrantëve nuk do të jetë determinante’/ Leka: Opozita ka dështuar në misionin e saj, Berisha ka prishur ekuilibrat e demokracisë

schedule18:56 - 10 Janar, 2025

schedule 18:56 - 10 Janar, 2025

Analisti Martin Leka, i ftuar në ‘Tirana Live’, ka komentuar votën e emigrantëve duke e cilësuar si risi dhe sipas tij nuk është determinante në këto zgjedhje.

Sipas tij, mazhoranca ka kohë që ka nisur përgatitjet për votën e diasporës, ndërkohë e cilësoi angazhimin e PD në këtë kuadër si ‘jo në lartësinë e duhur’.

“Unë mendoj që risia e zgjedhjeve është vota e diasporës, por mendoj që nuk do të jetë determinante sepse nisur nga disa sondazhe, mendoj që kjo votë nuk do jetë kaq e qënësishme sa të ndikojë për rezultatin final. Vota e diasporës nuk besoj se do të jetë më shumë se 70,000 vota. Ne ende nuk e dijmë për votën e diasporës, por dijmë faktin që mazhoranca ka kohë që ka nisur përgatitjet për votën e diasporës. Plus disa grupe pune dhe të deleguar sic është ministri Balla, kanë ngritur grupe pune në vende që ka shumë emigrant dhe kjo e gjitha e avantazhon mazhorancën. E pranoi dhe Berisha që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për votën e diasporës, por tërë këto takime të Topallit dhe një antimiting që bënë një grup prej 10-15 militantësh në diasporë ne Angli që donin të prishnin takimin e Edi Ramës. Vota e diasporës nuk do të mund të ndryshojë fatin e zgjedhjeve në Shqipëri.”

Analisti e etiketoj Berishën si fajtor që ka prishur ekuilibrat në demokraci. Sipas tij, ai nuk ka ndërmend të largohet nga opozita dhe se partia është pronë e tij.

“Mazhoranca nuk duhet t’i kishte këto avantazhe në një vend normal demokratik ku logjika do të mund të vendoste disa ekuilibra politikë për të mos mbajtur një mazhorancë për disa vite. Një mazhorancë nis me optimizëm në mandatin e parë, kreativiteti në mandatin e dytë dhe më pas në monotoni. Unë besoj që kemi ardhur në këtë fazë ku për faj jo të mazhorancës por të opozitës, nuk jemi në gjendje të ndryshojmë qeverisjen. Ka shumë konkluzione që nxiren, por kryesorja është që vetë Berisha është fajtori që ka prishur ekuilibrat në demokraci.

Opozita kryesore drejtohet nga Berisha që nuk ka ndërmend të largohet që tregon se është i vendosur të jetë më mirë ‘i pari i fshatit se i fundit i qytetit’ dhe se partia është pronë e tij dhe nuk do të lëshojë karrigen. Kjo përbën fatalitetin e opozitës.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!