“KQZ nuk garanton votën e emigrantëve”, Celibashi: Kushtetuesja kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor

schedule11:27 - 31 Janar, 2024

schedule 11:27 - 31 Janar, 2024

Edhe pse është i shqetësuar për mos-përparimin e reformës zgjedhore, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pohon se edhe nëse politika dështon, zgjedhjet e ardhshme, mund të realizohen edhe me Kodin Zgjedhor që kemi në fuqi.

Një nga problemet kryesore me të cilat do të përballen palët në rast se nuk do të ketë reformë zgjedhore, është formula sesi do të ndahen mandatet, pasi cdo zgjidhje e interpretueshme që do të gjejë KQZ-ja mund të mos kënaqë të gjitha palët.

Gjithësesi, e sigurt është që emigrantët nuk do të votojnë nëse nuk ndryshon ligji.

Shqetësim për Ilirjan Celibashin është fakti se partitë vazhdojnë të kenë në dorë funksionimin e qendrave të votimit dhe të numërimit, ndaj një lloj si ODIHR, edhe KQZ kërkon depolitizim të administratës zgjedhore.

KQZ kërkon nga partitë që brenda muajit shkurt të shprehin vullnetin nëse do lejojnë votim e numërim elektronik në 5 qarqe, e po ashtu, Celibashi kërkon sinjal nga qeveria nëse ka para për ta përballuar këtë proces.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!