SHQIPËRI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi në orët e vona se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.
Ky proces ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit.
Por, krahas kësaj vëmendja e partive politike tashmë është përqendruar te numërimi i votës së Diasporës.
Nga të dhënat e fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thuhet se janë numëruar 79409 zarfe nga 194889 që janë në total.
Nga ky numërim, Partia Socialiste vijon të dominojë bindshëm me 42492 ose 53.97% të votave, përkundrejt Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e cila ka siguruar deri tani 22481 vota ose 28.55%.
Rezultati sipas KQZ:
Në vend të tretë renditet koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 6670 vota ose 8.47%. Gjithashtu vijon numërimi i votave për kandidatët, të cilët garuan në lista të hapura në 12 qarqet e vendit.
Pa përfshirë votën e Diasporës, partitë politike kanë siguruar këto mandate në Kuvend: Partia Socialiste 83 mandate, Partia Demokratike-ASHM 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, Koaliconi Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.
Ndarja e mandateve në qarqe
SHKODER – 11 MANDATE
PS: 4
PD: 5
PSD: 2
KUKES – 3 MANDATE
PS: 1
PD: 2
LEZHE – 7 MANDATE
PS: 3
PD: 4
DIBER – 5 MANDATE
PS: 3
PD: 2
DURRES – 14 MANDATE
PS: 8
PD: 6
TIRANE – 37 MANDATE
PS: 19
PD: 13
MUNDESIA: 2
PSD: 1
NISMA-SHB: 1
BASHKE: 1
FIER – 16 MANDATE
PS: 12
PD: 4
ELBASAN – 14 MANDATE
PS: 10
PD: 4
BERAT – 7 MANDATE
PS: 5
PD: 2
KORÇË – 10 MANDATE
PS: 6
PD: 4
VLORË – 12 MANDATE
PS: 9
PD: 3
GJIROKASTER – 4 MANDATE
PS: 3
PD: 1
/abcnews.al