Vota e diasporës, realitet në 2025? Klosi: PS ka vullnet, por është e nevojshme që të arrihet konsensusi politik

schedule21:07 - 13 Maj, 2024

schedule 21:07 - 13 Maj, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që vota e diasporës të bëhet realitet në zgjedhjet e vitit 2025.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Klosi u shpreh se është e  nevojshme që të ketë një konsensus politik.

“Përgjigja është fare e theshtë, po. Nuk diskutohet. Ne e kemi thënë në kongresin e partisë, në 8 dhjetor, kur shpallëm rienergjizimin e jetës së brendshme të partisë, kur Edi Rama shpalosi vizionin e vitit 2030. Ne si Parti Socialiste po punojmë fort për forcimin e strukturave tona në emigracion, në përgatitje të votës së emigrantëve. Jemi të gatshëm ta vendosim votën e emigrantëve jo sot, por dje. Vullnet që e kemi shprehur në kodin elektoral, është në kodin elektoral vota e emigrantëve. Ka nevojë të përcaktohen disa kushte teknike.

Duhet dakordësi. Ka variante plot, por do dakordësi politike. Në rast se do të kishte prej kohësh në komisionin bipartizan diskutim për këtë çështje, do të ishte zgjidhur. Parimisht nuk ka asnjë problem, praktikisht ka nevojë për konsensus politik. Nëse këtu nuk besim dhe çdo gjë kthehet në debat politik, situata është e vështirë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!