Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka zbuluar detaje nga regjistrimi i Diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermania më 11 janar. Në zgjedhjet e 11 majit do të jenë 245.975 votues nga jashtë. Ndërsa 48 180 të tjerë janë refuzuar.
Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.
Shtetasi me moshën më të madhe i regjistruar është një 98-vjecar nga Gjermania./abcnews.al/