Vota e diasporës/ Lami: Do të jetë surprizë. Sistemi zgjedhor e rrit më shumë rivalitetin mes kandidatëve

schedule13:36 - 16 Prill, 2025

schedule 13:36 - 16 Prill, 2025

Profesori i shkencave politike, Roland Lami thotë se vota e diasporës do të jetë surprizë, teksa ky proces kryhet për herë të parë.

Në intervistë për “Newsline” në ABC News, Lami u shpreh se sistemi zgjedhor në vend, e rrit më shumë tensionin dhe rivalitetin mes kandidatëve.

“Vota e diasporës llogaritet 250 mijë votues, shkon 24-25 mandate. 25 mandate janë goxha për të zhbalancuar ekuilbirat mes fituesit dhe humbësit, për të krijuar një pol të ri, që nuk e kemi parë deri më tani. Janë surpriza që lidhen me votën e diasporës. Nëse partitë politike dinë sjelljen elektorale në Shqipëri, nuk dihen për ata janë territorit të Shqipërisë. Ne nuk mund ta themi nëse këto karakteristika do orientojnë votën në Shqipëri. Ne duhet të biem dakord që është proces i vështirë në administrim, është për herë të parë. Mendoj dhe shpresoj që defektet, me kalimin e ditëve, të reduktohen. SPAK ka marrë një mbështetje dhe ka treguar dhe ka dhënë prova që arrin të ndërhyjë te individë që konsideroheshin të paprekur dhe përdoreshin për situata të zgjedhjeve. Sistemi zgjedhor që kemi zgjedhur, proporcional, e rrit edhe më shumë tensionin dhe rivalitetin mes kandidatëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!