Vota e diasporës/ Kryeministri Rama nga Kreta: Askush përveç PS nuk e donte, kemi transformuar Shqipërinë

schedule17:55 - 29 Mars, 2025

schedule 17:55 - 29 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se askush përveç PS, nuk e donte votën e emigrantëve.

Nga Kreta, në takimin me diasporën shqiptare, Rama u shpreh se PS ka transformuar Shqipërinë.

“Përveç nesh, askush tjetër nuk e donte votën e shqiptarëve jashtë atdheut, ata e kuptonin që nëse shqiptarët jashtë atdheut do të votonin nga jashtë, atëherë, padiskutim që ky do të ishte tjetër avantazh për ne, për PS, forcën që vazhdon të qeverisë vendin dhe e ka transformuar këtë vend. Ata në Tiranë e kuptonin që syri juaj, vëzhgimi juaj, bazohet në eksperiencë të mundimshme pune, për të qenë gjykim shumë objektiv, sepse ju ia dini punës më shumë se kushdo tjetër. Punët duan mund të madh. Rritja e ekonomisë së familjes do mund dhe do durim të madh. Të arrish të pranohesh nga të tjerët, do kokëfortësi dhe ambicie të madhe. Historia e Shqipërisë e këtyre 3 mandateve, është e ngjashme me historinë e familjes suaj”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!