Vota e diasporës/ Gazetarja: Një realitet i ri, emigrantët do votojnë për herë të parë

schedule18:24 - 24 Korrik, 2024

schedule 18:24 - 24 Korrik, 2024

Gazetarja Erneta Shevroja ka thënë në “Special Report” se vota e diasporës është një realitet i ri, pasi emigrantët do të votojnë për herë të parë ku do ku ndodhen në botë.

Ajo ka theksuar ky është një hap i madh, pasi pas diskutimeve të gjatë mes PS dhe PD u arrit që emigrantët të votonin.

“Procesi për votën e diasporës, sipas draftit, parashikohet që të nis shumë më shpejt, duke bërë atë ftesën për emigrantët që duan të votojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe më pas do të vijohet me procedurat e tjera, sa i përket njoftimit, adresës dhe të dhënat që duhet të përputhen me ato që ka zyra civile dhe ato që kanë dërguar votuesit.

Duhet thënë që është bërë një hap i madh, për këto zgjedhje që do të jenë të parat ku do të votojnë dhe emigrantët, pas dakordësive dhe pas diskutimeve të gjata që ka pasur PS dhe PD, të cilat ndaheshin fillimisht në një pikë thelbësore. PS thoshte se duhet të votojnë vetëm emigrantët legal, apo ato që janë rezident në shtetet e ndryshme të botës dhe duhet të votojnë. Ndërkohë që opozita kundërshtonte një gjë të tillë dhe kërkonte që të votojnë emigrantët që mjaftojnë të deklarojnë një adresë dhe të dhënat e tyre më pas të përputhen të gjithë të dhënat, dhe të votojnë. Ky duhet të themi që është një sukses i arritur nga PD dhe këmbëngulja e saj, edhe aktualisht mund të flasim për një realitet të ri për emigrantët”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!