Vota e Diasporës, cila prej partive korri sukses?/ Bejko: PD u mor me sherrin e brendshëm. Lami: Partitë ishin të papërgatitura, përveç PS

schedule21:12 - 12 Maj, 2025

schedule 21:12 - 12 Maj, 2025

Risia e këtyre zgjedhjeve ishte padyshim vota e Diasporës, numërimi i së cilës vijon ende në Parkun Olimpik ku kryeson me vota PS. Roland Bejku tha se PS ishte më e organizuara në Diasporë, ndërsa PD u mor me sherrin e brendshëm.

“Vota e emigrantëve varet dhe nga mënyra si janë organizuar partitë. PS është më e organizuar në Diasporë, PD u mor me sherrin e brendshëm. Edhe më parë nuk është se është dalluar, ka disa celula por jo të mirëfillta. Vangjel Tavo është mjeshtër i organizimit të fushatave elektorale. Shumë pak deputetë e kanë. “

Analisti Roland Lami tha se partitë ishin të papërgatitura për votën e Diasporës, përveç Partisë Socialiste. Sipas Lamit, PD humbi kohë duke u marrë me çështjet e brendshme dhe koha e komunikimit me Diasporën ishte e shkurtër.

“Diaspora votonte për herë të parë dhe partitë ishin të papërgatitura përveç PS i cili i ka paraprirë. PD shpenzoi shumë kohë duke u marrë me çështjet e brendshme të saj. Koha që i lejoi komunikimit me Diasporën ishte e shkurtër.

PD e justifikonte me arsyen që të rinjtë ishin lagruar për të kthyer votën pro tyre. Disa mund të ishin larguar për mungesë shprese, është një boomerang që adresohet në dy anë. Pika e kontaktit mes të rinjve në Diasporë dhe partive të reja nuk ka qenë e duhura. Pritshmëria dhe ideja jonë ka qenë që një numër i konsiderueshëm do të shkonte për ta.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!