Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vota e Diasporës, Celibashi: Sukses! Asnjë provë për tjetërsim procesi/ “PS mori një mandat në Vlorë nga Diaspora”

schedule20:55 - 23 Tetor, 2025

schedule 20:55 - 23 Tetor, 2025

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi komentoi për ‘Real Story’ votën e Diasporës në fazën postzgjedhore të analizimit të procesit dhe cilësisë së zgjedhjeve të 11 majit. Celibashi tha se vota e Diasporës ishte sukses dhe se nuk ka asnjë provë për tjetërsimin e saj.

Sa i takon procesit në shtetin fqinj Greqi, Celibashi tha se nuk ka prova që vërtetojnë cënimin e procesit atje dhe se qarku i cili pati ndikim nga vota e Diasporës ishte qarku i Vlorës ku PS mori një mandat më tepër.

“Vota e Diasporës vota 10. Vazhdojmë të kemi debate me kompaninë por lidhet për aspekte që nuk kanë të bëjnë me integritetin e votës. Vazhdon të jetë një ccështje në diskutim.



Dikush që pretendon të kundërtën do të duhet të demostrojë një provë sinjifikative, edhe pse plotësisht i ndërgjegjshëm për ccfarë është pretenduar në Greqi. Prapë ne nuk e kemi provën që ky proces ka qenë i tillë që ka cënuar integritetin e zarfit. Në mënyrë përjashtimore ne i imponuam kompanisë që dorëzimi do të bëhet sipas protokollit, në shumë raste nuk është zbatuar por votuesi e ka marrë votën.

Vetëm në qarkun e Vlorës pati ndikim vota e Diasporës ku PS mori një mandat më tepër. Në asnjë njësi tjetër zgjedhore nuk pati ndikim. Nuk di të them nëse është lajm i mirë ose i keq. ‘Shqipëria Bëhet’ ka marrë goxha vota nga Diaspora.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!