Vota e diasporës/ Celibashi: Fleta e votimit do mbërrijë te zgjedhësit jashtë vendit, ja në cilat data

schedule11:02 - 7 Prill, 2025

schedule 11:02 - 7 Prill, 2025

Kryekomisioneri për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se fleta e votimit do të shkojë te zgjedhësit jashtë vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi publikoi edhe datat se kur do të mbërrijnë fletat e votimit.

“Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT. Fletët e votimit do të mbërrijnë: Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill

Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill. Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ. Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë!”, shkruan Celibashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!