Kur na ndajnë më pak se katër muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Sali Berisha duket se e ka gjetuar alibinë mbi çfarë do ta ndërtojë retorikën politike në rast disfate.
Në 11 maj, emigrantët shqiptare do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës, votë e cila ka shqetësuar kreun e demokratëve, i cili ka nisur sulmet ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duke e akuzuar se e dikton mazhoranca për të cilet thotë se po pengojnë regjistrimin e shqiptarëve jashtë vendit.
“Së pari, kërkohet shtimi i operatorëve që trajton të dhënat e të regjistruarve. KQZ është zotuar që ky shtim do të ndodhë menjëherë, por ke parasysh një gjë, që KQZ komandohet, në një mënyrë ose në një tjetër nga PS, e cila bën gjithçka për ta vonuar këtë proces.
Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare.” – u shpreh Berisha.
Sulmet nuk i kurseu as për Gjykatën Kushtetuese, e cila një ditë më parë vendosi të rrëzojë ankimin e Berishës për masën e arrestit të shtëpisë. Në argumentin e saj, gjykata tha se masa e dhenë ndaj kryetarit të partisë demokratike, ishte legjitime pasi ai kishte kishte kundërshtuar masën e mëparshme të detyrimit të paraqitjes, dhe ne këto kushte masa ishte e nevojshme, proporcionale si dhe në funksion të përshtëtshmërise dhe ashpërsisë.
“Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktur kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rrama, nga Engjëll Agaçi. Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu.
Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar. Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar. Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave. Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar.
Është e kotë, është në një kaos. E tillë është ajo, repart i PS.”- u shpreh Berisha.
Vetë Berisha e ka fituar lirinë momentale prej fundit të nëntorit të vitit të kaluar, me vendim të Gjykatës se Posaccme dhe Gjykatës se Posaccme te Apelit e cila i ka caktuar detyrim paraqitje 2 herë në javë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është interpretim, por Spak në këtë rast mund ta përdorë atë në përputhje edhe me kërkësën e saj, për të kërkuar rikthimin e Sali Berishes ne masën e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që hetimet jane mbyllur, dhe e pret gjyqi me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve re lartë te shtetit bashke me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për privatiizimin e ish kompleksit sportiv Partizani gjatë qeverisjes së Partise Demokratike, kur Berisha ishte kryeminister.