Vorë/ Goditi me sende të forta në kokë mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 54-vjeçari

schedule17:02 - 12 Shtator, 2024

schedule 17:02 - 12 Shtator, 2024

Një 54-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Vorë, pasi ka goditur me sende të forta në kokë mjekun në një qendër shëndetësore.

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, 54-vjeçari dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!