Vorë, Celibashi mbron komisionerët/ Kryekomisioneri: Kandidatët të adresojnë shqetësimet në KQZ

schedule13:43 - 11 Maj, 2025

schedule 13:43 - 11 Maj, 2025

VORË– Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ishte në Vorë ku pa nga afër procesin zgjedhor. Në Vorë më herët pati përplasje, fyerje dhe kërcënime nga Flamur Noka ndaj qytetarëve, të cilët i akuzoi se po bëjnë presion ndaj votuesve.

“Përgjithësisht ata që janë të autorizuar nga KQZ, u janë bërë të ditur komisioneve. Detyrimisht në ambientet e qendrave të votimit dhe numërimit, vëzhguesit e akredituar nga KQZ kanë të drejtën për të qenë prezentë. Këtë s’ta them dot, sepse nuk e di. Nuk e verifikoj dot. E rëndësishme është të kuptohen mirë mesazhet si nga përfaqësuesit politikë dhe nga vetë votuesit”, tha ai.

Ai kujtoi edhe njëherë se kandidatët për deputetë nuk lejohen të afrohen pranë qendrave të votimit.

“Përfaqësuesit politikë dhe kandidatë për deputetë nuk kanë asnjë arsye të përligjur për të qenë në ambientet e qendrave të votimit. Në ambientet e qendrave të votimit, nuk ka asnjë arsye që të qëndrojnë aty. Është pa sens, në çdo pikëpamje. Për ne është e rëndësishme që procesi është duke ecur mirë, nxisim të gjithë qytetaret që të marrin pjesë në votim pastaj është zgjedhje e tyre se për kë do të votojnë”, tha Celibashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!