Vora merr pikën e parë, Tomori mund Pogradecin. Ilira fiton 8-0 në të Dytën

schedule16:12 - 29 Nëntor, 2020

schedule 16:12 - 29 Nëntor, 2020

U luajtën sot dy nga ndeshjet e kësaj javë të Kategorisë së Parë. Vora në shtëpi u përball me Erzenin në Grupin A dhe arriti të marrë një pikë përmes barazimit 0-0 ndaj shijakasve. Kjo pikë ishte e para për Vorën në debutimin e saj në Kategorinë e Parë.

Kategoria e Parë, Java 4
Vora-Erzeni 0-0
Tomori-Pogradeci 2-1

Shënues: Canka 6’, Kasmollari 52’/ Jahaj 30

Në Grupin B Tomori arriti të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Pogradecit një nga ndeshjet më të forta të javës. Canka dhe Kasmollari shënuan për vendasit, teksa Jahaj gjeti golin për Pogradecin, por që në fund mbeti vetëm në statistika sepse tri pikët shkuan për beratasit.

 

Janë luajtur edhe ndeshjet e Kategorisë së Dytë, teksa Bulqiza dhe Gramshi u ndanë në barazim pa gola. Po në grupin A, Shënkolli fitoi ndaj Sopotit me shifrat 1-0 dhe Shkumbini barazoi pa gola ndaj Luzi 2008. Fitore të thellë regjistroi Iliria ndaj Klosit.

Skuadra nga Fushë Kruja shkatërroi kundërshtarin me shifrat 8-0. Pas javës së katërt renditjen e grupit A të Kategorisë së Dytë e kryeson Sopoti me 9 pikë, i ndjekur nga Shënkolli me pikë të barabarta. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!