Vonesat në furnizimin me vaksina, tensionohen marrëdhëniet mes BE-së dhe kompanive farmaceutike

schedule12:48 - 26 Shkurt, 2021

schedule 12:48 - 26 Shkurt, 2021

Europa është gati të humbasë durimin me kompanitë farmaceutike. Për këtë mënyrë është vendosur që të bëhet presion mbi prodhuesit për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave në përputhje me angazhimet e nënshkruara me kontrata.

Qëllimi mbetet vaksinimi i 70% e europianëve deri në verë, theksoi komisionerja europiane për shëndetin dhe sigurinë e ushqimit. Një qëllim ambicioz por i arritshëm. Ajo shtoi se vendet anëtarë po punojnë 24 orë në ditë dhe po bëjnë gjithçka që munden që kompanitë farmaceutike të respektojnë marrëveshjet për furnizimin me vaksina.

Krerët e kompanive të ndryshme farmaceutike u morën në pyetje nga Parlamenti Europian. Shumë prej tyre premtuan se do të prodhonin më shumë doza në një kohë më të shkurtër. Madje ata shtuan se objektivi ishte që të ndihmojnë Europën të bëhet e pavarur në ofertën e saj të prodhimit.

Me presionin në rritje nga variantet e reja të koronavirusit, Bashkimi Europian shqetësohet gjithnjë e më shumë se, pavarësisht nga blerja e shumë dozave të tjera, mungesa e furnizimit mund të pengojë planet e vaksinimit dhe si pasojë rimëkëmbjen ekonomike./abcnews.al