Vonesa në furnizim, Brazili pezullon përkohësisht prodhimin e vaksinës kineze Sinovac

schedule14:33 - 8 Prill, 2021

schedule 14:33 - 8 Prill, 2021

Instituti kërkimor Butantan i Brazilit ka pezulluar përkohësisht prodhimin e vaksinës Sinovac për shkak të një vonese në shpërndarjen e  lëndëve të para nga Kina.

Dërgesa ishte planifikuar të mbërrinte në Brazil në 9 Prill,  por është shtyrë për në 15 Prill, tha Guvernatori i Sao Paulo Joao Doria të mërkurën gjatë  një konferencë për shtyp.

“Ne nuk e pezulluam prodhimin. Ne jemi në proces të finalizimit të paketimit. Sapo të marrim lëndën e parë të nevojshme mund të vazhdojmë me procesin dhe të shpërndajmë dozat e humbura për shkak të vonesës,” tha në një deklaratë për shtyp  Butantan, duke shtuar se pavarësisht vonesës kompania  do të përmbushë afatet kontraktuale me ministrinë e shëndetësisë  së vendit.

Instituti Butantan ka shpërndarë 40.7 milion nga 46 milion doza Covid-19 të premtuara për t’u dorëzuar deri më 30 Prill. Gjithashtu pritet të shpërndajë 2.5 milion doza shtesë javën e ardhshme.

Lënda e parë e vaksinës kundër Covid-19 (IFA) furnizohet nga partneri kinez i Butantan, Sinovac Biotech. Vonesa në transportim u shkaktua nga rritja e fushatës së vaksinimit në  Kinë, sipas CNN./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!